HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia fiton 1-0 miqësoren me Tërbunin. Shënon sulmuesi Atsina

Vllaznia fiton 1-0 miqësoren me Tërbunin. Shënon sulmuesi Atsina

Me golin e ganezo- italianit Charles Atsina është mbyllur miqësorja Vllaznia- Tërbuni. 29 vjeçari që ka firmosur për kuqeblutë tre ditë më parë, ka shënuar në pjesën e parë të këtij takimi që u luajt pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Ai ka bërë një paraqitje përgjithësisht të mirë duke patur disa raste shënimi edhe në pjesën e dytë. Sakaq, me Vllazninë ka debutuar në këtë takim edhe Orelesi ndërkohë që nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi të vogël Hasani. Trajneri Cungu e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Gurishta, Tafili, Krymi, Kalaja, Lika, Çinari dhe Atsina. Ndërkohë në pjesën e dytë, janë aktivizuar edhe pjesa tjetër e futbollistëvve. Në këtë mënyrë, edhe miqësorja e tretë e Vllaznisë është mbyllur me fitore ashtu siç ka përfunduar edhe ajo me Kastriotin (3-0) ndërkohë që me Laçin është ndarë në barazim (1-1). Bilanci duket pozitiv megjithatë duhet pranuar se edhe niveli i kundërshtarëve nuk ka qenë në lartësinë e duhur.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments