Pak ditë më parë në Shkodër është organizuar një turne shumë i rëndësishëm ndërkombëtar në sportin e xhudos. Një turne i tillë është organizuar me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë. Në të morën pjesë këto ekipe: Milenium Podgorica, Klub Arso Milic, Judo Dubrovnik, Ferizaj Kosovë, Prishtina, Judo Klub Split dhe Shqiperia (Vllaznia). Pas ndeshjeve të zhvilluara, vendin e parë e mori Shqipëria ( Vllaznia)  duke marrë 16 medalje, nga të cilat 6 të vendit të parë, 3 të argjendta dhe 7 të bronzta duke lënë pas ekipin malazez Milenium Podgorica me 6 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 1 të bronztë dhe në vendin e trete u rradhit Kroacia duke marrë 1 të artë, 5 të argjendta dhe 6 të bronzta. Kupën e turneut ndërkombëtar të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë e mori ekipi i Vllaznisë.Në këtë turne u dalluan xhudistët Indrit Çullaj, Linda Cenaj, Xhulio Kaçi, Gentjan Prendi, Lurjan Kaçi, Luigj Shkoza, Angjela Krasniqi dhe Aldo Shkoza.është për t’u theksuar që në këtë turne, nga fillimi dhe deri në dorëzimin e medaljeve dhe kupës ishin  prezent përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane dhe e Corpusit të Paqes duke marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes dhe duke i dhënë një rëndësi të veçantë këtij turneu për mesazhin që ka dhënë. Meritën më të madhe padyshim e ka presidenti i Akademisë “Albania Judo”, mjeshtri i mirënjohur Anton Shkoza që vazhdon të sakrifikojë për rritjen e cilësisë së këtij sporti dhe zhvillimin e tij.
www.shkodrasport.com