Vllaznia nuk arrin ta fitoje as finalen e dyte ndaj Tiranes ndonese ka qene shume prane saj. Një gjuajtje e saktë për tri pikë e Griffin Ramme sekondën e fundit të lojës i dha fitoren skuadrës së Tiranës në basketboll për meshkuj, që mundi 90-87 Vllazninë në Shkodër, duke udhëhequr 2-0 serinë e finaleve të play off-it. Një fitore e vuajtur dhe tepër e vështirë për bardheblutë, që edhe pse e udhëhoqën takimin gjatë gjithë kohës, në fund rrezikuan shumë.


Por Ramme bëri mrekullinë sekondën e fundit, duke heshtur gjithë pallatin e sportit me koshin e realizuar nga distanca, ndërsa basketbollistët e Tiranës nisën festën. Bardheblutë janë tashmë vetëm një fitore larg titullit kampion. Ndeshja ishte spektakolare, në një pallat sporti të tejmbushur dhe skuadrat në fushë nuk zhgënjyen me lojën e tyre, duke e lënë të hapur emrin e fituesit deri sekondën e fundit.Një gjuajtje e saktë për tri pikë e Griffin Ramme sekondën e fundit të lojës i dha fitoren skuadrës së Tiranës në basketboll për meshkuj, që mundi 90-87 Vllazninë në Shkodër, duke udhëhequr 2-0 serinë e finaleve të play off-it. Një fitore e vuajtur dhe tepër e vështirë për bardheblutë, që edhe pse e udhëhoqën takimin gjatë gjithë kohës, në fund rrezikuan shumë. Por Ramme bëri mrekullinë sekondën e fundit, duke heshtur gjithë pallatin e sportit me koshin e realizuar nga distanca, ndërsa basketbollistët e Tiranës nisën festën. Bardheblutë janë tashmë vetëm një fitore larg titullit kampion. Ndeshja ishte spektakolare, në një pallat sporti të tejmbushur dhe skuadrat në fushë nuk zhgënjyen me lojën e tyre, duke e lënë të hapur emrin e fituesit deri sekondën e fundit. Ndeshja ishte spektakolare, në një pallat sporti të tejmbushur dhe skuadrat në fushë nuk zhgënjyen me lojën e tyre, duke e lënë të hapur emrin e fituesit deri sekondën e fundit. Që në pikët e para është skuadra e Tiranës që ka epërsi, duke qenë më agresive në parket, duke luajtur shpejt dhe shkëputet 20-10. Vllaznia tenton të reagojë, por bardheblutë ruajnë avantazhin dhe udhëheqin 33-22 pas përfundimit të 10-minutëshit të parë. Perioda e dytë ruan të njëjtën diferencë për Tiranën, që arrin të përballojë ritmin e Vllaznisë, të shtyrë edhe nga tifozët e shumtë. Pjesa e parë mbyllet 55-45 për Tiranën, por me nisjen e periodës së tretë loja bëhet më interesante.

Vllaznia nis gradualisht në gushtojë shifrat, e kërkon më shumë fitoren, ndërsa Tirana ndjen presionin. Pas 30 minutash lojë, bardheblutë udhëheqin 72-66, por në çerekun e katërt vendasit arrijnë të shtojnë presionin dhe ngushtojnë shifrat në 1 pikë, 74-73 e më pas 80-79. Madje Vllaznia del edhe përpara për një moment, 86-85, por nuk arrin ta ruajë këtë epërsi. Rezultati barazohet 87-87 dhe ka ende 7 sekonda lojë, me Tiranën që luan topin. Në sekondën e fundit, një magji e Ramme nga distanca i jep fitoren Tiranës, që arrin një sukses fantastik në Shkodër, pas një lojë dramatike në fund. Të shtunën, në kryeqytet, luhet finalja e tretë.

 

© shkodrasport.com