Esin Hakaj rikthehet te Vllaznia pas 5 se zonesh. Mbrëmë 24-vjeçari ka konfirmuar për “Panorama Sport” se do të vijojë karrierën te Vllaznia dhe sot do të firmosë kontratë 1-vjeçare. Afrimin e mbrojtësit e ka zyrtarizuar mbrëmë edhe vetë klubi shkodran.

Mëngjarashi pesë javë më parë u bashkua në ligën e parë turke, teksa ndërrimi i trajnerit dhe shumë lojtarë të huaj në ekip, bënë që shkodrani të mos ishte në planet e stafit të ri teknik. Klubi turk mendoi ta huazojë, por Hakaj nuk ka pranuar dhe ka prishur marrëveshjen trevjeçare.

Ende pa dalë lojtar i lirë nga klubi turk për mbrojtësin ka pasur oferta nga Superiorja, kryesisht nga Partizani dhe Vllaznia që insistoi më shumë për ta kthyer djalin e shtëpisë në “Loro Boriçi”. Edhe përpara kalimit në Turqi, Hakaj pati kërkesë nga kuqeblutë.

Veç Vllaznisë e Partizanit, për shërbimet e mbrojtësit të majtë u interesua edhe Dinamo. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Hakaj, para se të konfirmohej si afrimi i fundit i Vllaznisë, tregoi arsyet dhe si e gënjyen turqit dhe pse vendoi të kthehej sërish në Shqipëri.

Esin, cilat ishin arsyet që u prish kontrata juaj me Samsunsporin?

Arsyeja ishte e thjeshtë, që unë nuk pranova stolin. Për këtë u largova nga ekipi i Samsunsporit.


Ishte e vështirë që të ndërmerrnit një vendim të tillë?

Ishin 2 muaj të humbur në aspektin që po prisja të nisja atë aventurë të re jashtë vendit. Ishte një vendim jo i vështirë, pasi mendova për aspektin tim sportiv. Besoj se kam marrë vendim të mirë për të ardhmen time si futbollist.

– Tani jeni bere pjese e Vllaznise?

Po, kam rene dakord me drejtuesit e saj dhe neser (sot) do te firmose per kete skuader ku u bera futbollist. Besoj se kam bere zgjedhjen e duhur.