Pas suksesit te Vllaznise se femrave mbremjen e sotme teksa mundi Ferencvaroshin dhe u kualifikua per ne turin e dyte te “UEFA Women Champions League”, ka reaguar edhe presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka.

Permes nje postimi ne faqen e tij, ai ka falenderuar dhe uruar te gjithe pjestaret e ketij ekipi per kete sukses te madh te arritur.

“Krenar për ju vajza, krenar për Vllazninë!

Një mbrëmje e madhe për futbollin e femrave, me Vllazninë që arriti një kualifikim të merituar për në fazën play off të UEFA Women’s Champions League, pasi mundi kampionen e Hungarisë, Ferencváros.

Një arritje e jashtëzakonshme e vajzave kuqeblu, si edhe e futbollit të femrave në Shqipëri. Investimi që jemi duke bërë te klubet e vajzave çdo vit, vazhdon të sjellë suksese dhe emocione të mëdha, duke konfirmuar rritjen cilësore.

Uroj dhe shpresoj që ky sukses të pasohet nga të tjera arritje dhe Vllaznia tani të arrijë fazën e grupeve. Do të ishte padiskutim një arritje e merituar për ato vajza dhe atë klub që prej vitesh kanë bërë një punë të mrekullueshme.

Urimet më të përzemërta për Presidentin Matlija, stafin teknik, lojtaret e mrekullueshme të klubit shkodran. Jeni burim frymëzimi dhe krenaria për ne dhe çdo vajzë që dëshiron të ndjekë rrugën magjike të futbollit”- shkruan Duka.