Te Vllaznia aktualisht po perfliten jo pak emra si perforcime te mundshme per merkaton, por deri tani me shume emra jane permendur per repartin e mbrojtjes dhe mesfushes. Per sulmin pak ose aspak.

I vetmi duket se eshte Stenio Junior qe konsiderohet se është një nga objektivat e mëdha të Vllaznisë në merkato, por firma me të duket se nuk është aspak një mision i lehtë.

Mesfushori ka dilema për të ardhmen, pasi ka edhe oferta të tjera. Junior aktualisht ndodhet me pushime në Brazil dhe e ka lënë mënjanë të ardhmen për momentin.

Pikërisht pas pushimeve, ai do të mendojë për të vulosur të ardhmen e tij për sezonin e ri. Në fakt, ajo që e tundon më së shumti Junior, është të provojë të luajë në një ligë më të fortë se Abissnet Superiore, por një gjë e tillë mbetet për t’u parë se sa do të realizohet.
Maringlen ZHIVANI