Futbollistët janë ndër më të preferuarit e rrjeteve sociale. Ata kanë shumë ndjekës dhe përmes tyre komunikojnë me njerëz të ndryshëm dhe publikojnë edhe momente të karrierës së tyre sportive dhe jo vetëm.

Historia e rrjeteve sociale ka nisur të marrë përmasa gjithnjë e më të mëdha edhe në Shqipëri. Sot do të ndalemi tek lojtarët e Vllaznisë, për të parë se cili prej tyre ka më shumë ndjekës dhe më shumë popullarit.

Nga vëzhgimi ynë del se lojtari me më shumë ndjekës në rrjetin social të preferuar të të rinjve- instagram, është mesfushori Herald Marku i cili zë vendin e parë në këtë drejtim me mbi 10 mijë ndjekës.

Në vend të dytë është portieri Alen Sherri me 4324 ndjekës dhe “podium” i tre më të mirëve plotësohet me brazilianin Hygor Guimaraes Goncalves që ka 3342 ndjekës.

Nga lojtarët më të pëlqyer në instagram tek Vllaznia janë kryesisht ata më të rinjtë në moshë, por edhe dy prej të huajve, moldavi Cojocaru me vetëm 394 ndjekës dhe ugandezi ëalusimbi me 493. Edhe Florind Bardulla ka shumë pak, vetëm 438 sepse mesa duket nuk i preferon shumë këto rrjetet sociale ngaqë edhe poston shumë pak.
www.shkodrasport.com

1. Alen Sherri 4324 followers
2. Ted Laço 1107 followers
3. Kristi Qarri 791 followers
4. Erdenis Gurishta 1559 followers
5. Renato Malota –

6. Aleksandar Ristevski 603 followers
7. Samet Ruqi 810 followers
8. Dajan Shehi 3157 followers
9. Filip Gligorov 1025 followers
10.Elmir Lekaj 1282 followers

11.Serjan Repaj 742 followers
12.Ardit Krymi 1569 followers
13.Florind Bardulla 438 followers
14.Gilman Lika 1869 followers
15.Herald Marku 10300 followers

16.Behar Ramadani 1000 followers
17.Hygor Guimaraes Goncalves 3342 followers
18.Arsid Kruja 1118 followers
19.Belajdi Pusi 1233 followers
20.Maxim Cojocaru 394 followers

21.Ndriçim Shtubina 1695 followers
22.Emerson Brito dos Santos 2007 followers
23.Silvio Zogaj 1221 followers
24.Wenderson da Silva Soares 1604 followers
25.Godfrey Walusimbi 493 followers