Ne fakt, e mire nuk eshte asnjera, as hedhja e shisheve plastike nga ana e tifozeve shkodrane ne ndeshjen Vllaznia- Tirana ne shenje revolte ndaj disa vendimeve te arbitrit Enea Jorgji dhe kuptohet as shpulla e administratorit te Kastriotit Gazmend Vogli ndaj arbitrit Endrit Zhuli.

Futbolli i sotem modern i quan te papranueshme te tilla sjellje dhe kane te drejte qe mendojne dhe veprojne keshtu. Edhe ne Shkoder shumekush nuk eshte pajtuar me veprimin e tifozeve qe hodhen shishe plastike ne fushen e lojes, veprim prej te cilit eshte denuar me 4 ndeshje pa tifoze ekipi i Vllaznise.

Nje denim qe penalizoi rende nje qytet te tere dhe padyshim qe kjo nuk eshte e drejte. Por nga ana tjeter, sot eshte publikuar nje video amatore ku shihet qarte administratori i nje skuadre duke goditur me shpulle brenda ambjenteve te fushes nje arbiter futbolli.

E ka bere ne prani te nje polici, veprim qe me pas e kane mesuar edhe koleget e ketij arbitri qe me siguri nuk kane relatuar asgje. As Lorenc Jemini i cili ka qene ne rolin e vezhguesit ne kete takim dhe qe eshte analist ne nje emision sportiv. Çdo gje mund te kishte kaluar ne heshtje nese nuk do kishte dale kjo video.

Ne fakt, veprimi i administratorit te Kastriotit nuk eshte spontan. Ka patur raste kur presidenti i nje ekip ka marre bidonin e benzines dhe ka dashur te djege te gjalle arbitrat e ndeshjes. Ka patur raste kur kane hyre me arme ne dhomat e arbitrave. Shume prej ketyre veprimeve jane kaluar ne heshtje, sepse nuk i ka relatuar kush.

Skuadra e tyre jo e jo, stadiumi jo e jo dhe keshtu kane vijuar. Ne Shkoder ne fakt nuk ndodh diçka e tille. Arbitrat jane te qete, bejne çfare te dojne dhe veprojne si te dojne. Prandaj dhe ai reagim i tifozeve ne ndeshjen me Tiranen duke hedhur shishe plastike, mund te jete edhe i justifikuar si shenje revolte.

Ne fakt, me mire ashtu publikisht sesa kjo shpulle apo shume veprime te tjera brenda dhe jashte dhomave te zhveshjes. E thashe edhe me lart, e mira do te ishte qe te mos ndodhte as njeri dhe as tjetri, por ne realitetin shqiptar, veprimi i pare duket shume me “i bukur” se ky tjetri.
www.shkodrasport.com