Vllaznia duket se nuk është në momentin më të mirë të saj. Dy humbjet e fundit rradhazi kanë sjellë në kampin kuqeblu një atmosferë shumë pesimiste, humbje këto që u rregjistruan në harkun kohor të pesë ditëve.

Edhe pse vetëm gjashtë pikë larg vendit të parë dhe tre larg vendit të dytë, hapat negativ të hedhur në humbjet e dy ndeshjeve të fundit në Ballsh dhe mbrëmjen e sotme në Durrës, janë tregues kuptimplotë që tek Vllaznia diçka nuk po shkon siç duhet, duke vendosur në rrezik edhe synimet e tyre për kampionatin.

Humbjet e fundit kanë ndikuar jo pak edhe në mjedisin e tifozërisë shkodrane, të cilët natyrisht kanë shpërthyer në kritika. Tifozët kuqeblu janë të “etur” për titullin kampion, trofe që i mungon Shkodrës prej 22-vitesh dhe prandaj, kritikat me vend nuk mungojnë aspak në momente të tilla.

Ndoshta, me rikthimin nga dëmtimi i disa titullarëve të rëndësishëm, mund të jetë një Vllazni më autoritare në fushën e lojës, por një gjë e tillë nuk është aspak justifikim. Prandaj, në vijim të gjithë presim të shohim një ekip ndryshe padyshim…
Maringlen ZHIVANI