Vllaznia do te luaje neser ne oren 17.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit te Partizanit, ne kuadrin e sfidave te vlefshme per javen e shtate te “Abissnet Superiore”.

Por ashtu si ne gjithe takimet e ketyre javeve te fundit, edhe kete here skuadra shkodrane nuk do te jete e plote ne organiken e saj. Nje gje e tille eshte konfirmuar edhe ne fjalet e trajnerit Josa ne konferencen e sotme per shtyp kur eshte shprehur:

“Por lojtarë që i kemi të dëmtuar, qoftë Latifi, qoftë Boshnjaku, qoftë Heriç nuk do të marrin pjesë në lojë. Nuk janë thirrur në grumbullimin me ekipin.

Kështu që mua më interesojnë të jenë lojtarët në 100%. Kemi pasur probleme dhe me Hakajn. Do të shohim si do të shkojnë në stërvitjen e fundit sot dhe më pas do të vendosim”.

Diferenca ne mes dy skuadrave eshte dy pike me shume ne favor te te kuqve dhe rrjedhoje Vllaznia neser do te tentoje fitoren per t’i kaluar ne renditje, pavaresisht mungesave qe do te kete edhe ne kete perballje ne rradhet e saj./SHKODRA-SPORT.COM/