Momente jo te mira per Vllaznine, si ne fushen e lojes ashtu edhe jashte saj. Ne fushe skuadra nuk po arrin rezultatet e duhura, ndersa jashte fushe, gjeja qe shqeson me shume jane demtimt e futbollisteve.

Mesa duket dëmtimet te Vllaznia do të jenë prezente edhe në takimin e Kupës me Flamurtarin.Pas dyshes Latifi e Boshnjaku, edhe Heriç e Hakaj duket se shqetësojnë në këtë javë teknikun Josa.

Mesfushori boshnjak Helvedin Heriç nuk do të jetë i gatshëm pas tërheqjes që pësoi ndaj Teutës në Durrës.Ai mësohet se do të qëndrojë edhe dy javë jashtë fushave. Po në atë ndeshje u dëmtua edhe Esin Hakaj.

Lëndimi i mbrojtësit të majtë nuk u duk problematik në fillim, por do të mungojë edhe në dy takimet e kësaj jave ndaj Flamurtarit e më pas ndaj Laçit.

Lajmi i mirë është rikthimi në stërvitje i Lorik Boshnjakut, por as ish-kapiteni i Prishtinës nuk pritet të luajë në ndeshjen e kthimit me Flamurtarin.