Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i Kombëtares, Rudi Vata mendon se ekipi kuqezi nuk i ka kapacitetet njerëzore për të menaxhuar një fenomen si Armando Broja. Në një intervistë për Euronews Albania, Vata tha se Broja nuk mund të trajtohet si amator në Shqipëri.

Poashtu, ish-trajneri i Vllaznisë, ndër të tjera, shprehet se do të ishte krenar, nëse djali i tij do të luante në ekipin e Kombëtares. Vata tha se Rocco nuk është ende gati për të luajtur me Kombëtaren, ndërsa e ritheksoi edhe njëherë tjetër se atij nuk i është bërë kurrë një ftesë për të birin

“Grupi është i mirë. Ne Poloninë e patëm në grup një edicion më parë. Bëmë paraqitje të mirë, në Poloni në pjesën e parë kemi luajtuar shumë mirë, pavarësisht se humbëm me rezultat të thellë.

Në aspektin e kontigjentit të skuadrës, mendoj se kemi futbollistë të mjaftushëm për të përballuar këto Kombëtare dhe për të bërë një paraqitje shumë të mirë. Për të mbërritur te suksesi, duhet menaxhim i mirë. Ekipi i Kombëtares ka nevojë për menaxhim profesional të futbollistëve.

Ne te ekipi i Kombëtares, nuk i kemi kapacitetet e njerëzve për ta menaxhuar një fenomen si Broja. Çelsi i ka, Shqipëria nuk i ka kapacitetet.

A ka kapacitete Shqipëria për të kuptuar sesi funksionon dhe si mund të menaxhohet një situatë si Broja? Sigurisht që i ka, por sot nuk i ka. Nëse mendojnë që Broja mund të trajtohet si amator, e kanë gabim.

Duhet të punësohen njerëz që kuptojnë si funksionojnë etapat e zhvillimit të futbollistëve, sepse çdo futbollist ka etapën e zhvillimit. Këto janë çështje specifike, duhet punuar shumë.

Rocco Vata në Kombëtaren e Shqipërisë? Ai nuk është ende gati për të luajtur me ekipin e Kombëtares. Nuk më është bërë kurrë një kërkesë, por unë mendoj se Shqipëria ka shumë talente. Shqipëria nuk mund të bëhet një skuadër e fortë, sepse djali im erdhi te ekipi kombëtar. Sigurisht që, kam dëshirë që djali im të përfaqësoj vendin tim”,-tha gjatë prononcimit të tij, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i Kombëtares, Rudi Vata.
Maringlen ZHIVANI