Dita-ditës po shtohet organika dhe futbollistët shqiptarë që luajnë në ekipe elitare të Europës. Këtë herë flitet për shkodranin Andreas Ndoji, që ditën e djeshme do ta mbajë mend gjatë në jetën e tij. Ndoji është vetëm 19-vjeç dhe është pjesë e Shqipërisë U-21.

Ai arriti që të debutonte me ekipin e parë të Olimpiakosit. Pozicioni i tij natyral është mesfushor, por është përdorur nga trajneri spanjoll i Olimpiakosit, Michel, si qendërmbrojtës.

Vetëm 45-minuta ka zgjatur ky debutim, pasi Ndoji ka shkaktuar autogol. Futbollisti ishte i pafat, teksa devijoi sferën dhe e dërgoi në portën e tij.

Për shkak të mungesës së besimit për episodin e ndodhur, trajneri spanjoll, Michel, vendosi ta ndërronte këtë futbollist. Ndoshta, një veprim i gabuar dhe disi i nxituar, pasi për Ndojin ishte ndeshja e parë e tij me ekipin e parë.
Maringlen ZHIVANI