Partizani pret në “Arenën e Demave” Vllazninë për ndeshjen e javës së 34 të “Abissnet Superiore”. Dy skuadrat janë ende në garë për objektivat e tyre, ku të kuqtë shohin titullin kampion ndërkohë që shkodranët mendojnë për Europën.

Kolela duhet të bëjë në këtë ndeshje pa Muratajn i cili ka plotësuar numrin e kartonëve. Nga ana tjetër, Vllaznia duhet të bëjë sërish pa shërbimet e Gurishtës ndërkohë që sulmi i është besuar Balajt.

PARTIZANI-VLLAZNIA 2-1

26′ Rrapaj, 33′ Sota / 52′ Balaj

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Partizanit ndërsa Balaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

90’ Delaj dhe Heriç hyjnë në fushën e lojës në vend të Çobës dhe Jonuzit në fundin e sfidës.

89’ Top në thellësi nga e majta i Hakajt për Krujën, ky i fundit nuk ka kontaktin e duhur me topin dhe shpërdoron mundësinë për të rrezikuar.

86’ Mensah nis Zekollin në të djathtën, ky i fundit provon me një diagonale por gjen përgjigjen e Zogoviç i cili grushton duke larguar rrezikun.

85’ Zekolli, Menish dhe Mensah hyjnë në fushë në vend të Mba, Da Silva dhe Rrapaj.

82’ Da Silva në të majtën tenton të pasojë në qendër për Rrapajn, mbrojtësit shkodranë largojnë rrezikun.

81’ Kruja harkon i qetë nga e djathta, Hoxhaj gjuan me kokë në shtyllën e parë pa gjetur portën e të kuqve.

79’ Latifi i lë vendin në fushë Kaina në këto minuta. Futbollisti del i pakënaqur nga fusha e lojës.

72’ Balaj ka një mundësi të artë për të shënuar, pasi gjuan me një kthesë të shpejtë brenda zonës, pa gjetur portën.

66’ Tjetër mundësi e artë për Vllazninë, me Çobën i cili gjuan nga e djathta me kokë, duke gjetur traversën,. Megjithatë, përsëritjet tregojnë se sulmuesi ishte më i avancuar dhe në rast goli, do ndërhynte VAR-i.

64’ Cara merr vendin e Sotës në radhët e Partizanit.

62’ E pabesueshme mundësia që shpërdoron Mba! Ai merr topin pas një asisti nga e majta të Atanaskoskit, gjuan por gjen përgjigjen e Zogoviç. Topi kthehet përsëri në këmbët e sulmuesit i cili i vetëm gjuan jashtë.

60’ Çoba ka mundësinë e mirë për të shënuar pasi merr një asist nga Hakaj, por nuk gjen portën me gjuajtjen e tij.

55’ Bilali nuk ia del pas një dëmtimi dhe i lë vendin në fushë Maget në radhët e të kuqve.

52’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një goditje këndi të Çobës, topi shkon te Balaj në shtyllën e dytë me sulmuesin i cili nuk gabon me kokë.

50’ Shkodranët mundohen që të rrezikojnë me një harkim të Cobës nga e djathta për Balajn, sfera largohet nga mbrojtësit e të kuqve.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të dyfishtë te Vllaznia. Marku dhe Bulatoviç i lënë vendin Hoxhajt dhe Shehit.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Partizanit.

45’+1’ Kombinim i shpejtë i shkodranëve në qendër, topi shkon te Latifi i cili provon me të majtën nga brenda zonës, por nuk ia del që të kalojë Rexhepin pasi çon topin lehtësisht në duart e tij.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

40’ Vllaznia ka më shumë iniciativën në këto minuta, por pa rrezikuar Rexhepin teksa të kuqtë administrojnë me qetësi falë avantazhit të dyfishtë.

33’ GOOOL PARTIZANI! Pas një goditje nga këndi, Sota gjuan me kokë dhe Hakaj nuk ia del që të mbajë sferën jashtë.

33’ Rrapaj jep një pasim të artë për Da Silvan i cili shfaqet i vetëm para Zogoviç, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri i shkodranëve.

31’ Matondo provon me një goditje dënimi, e cila devijohet në murin mbrojtës dhe shkon jashtë.

26’ GOOOL PARTIZANI! Bilali shpërthen në të djathtën, Mba lë të kalojë topin në qendër për Rrapajn i cili vjen me shpejtësi dhe çon sferën në rrjetë.

20’ Rast i artë për Partizanin për të shënuar. Hadroj ul topin për Da Silvan i cili gjuan por gjen përgjigjen e Zogoviç. Portieri më pas bën mrekullinë duke devijuar jashtë gjuajtjen e Bilalit.

15’ Pas një goditje nga këndi, është Mba i cili gjuan me kokë, por çon sferën në duart e portierit të shkodranëve.

11’ Mba provon vetë të futet në zonë nga e majta, pason në qendër ku nuk ndjek askush aksionin.

10’ Atanaskoski nga e majta mundohet të kalojë në qendër për Mba, sfera shkon direkt në duart e Zogoviç.

5’ Përsëri Vllaznia rrezikon portën e Partizanit me një top të harkuar në qendër, pasi mbrojtja e të kuqve ka vështirësi për të larguar sferën.

5’ Marku nga e majta merr topin dhe provon me një diagonale, Rexhepi largon sferën e cila më pas çohet në këndore nga mbrojtja.

1’ Nis Ndeshja në “Arenën e Demave”.