Pas asaj te djeshmes me Traiskirchen, Vllaznia ka zyrtarizuar sot edhe miqesoren e rradhes. Ajo do te pas dy ditesh dhe kete perballe do te kete nje skuader me te forte. Behet fjale per SV Lafnitz qe merr pjesen ne Ligen 2 austriake.
Takimi eshte fiksuar te luhet ne oren 18.00 ne stadiumin “Wienerfeld”. Si rrjedhoje do te jete nje tjeter mundesi e mire per te testuar veten ne prag te sfidave nderkombetare.
Kerkesat e stafit teknik kane qene vetem per tre miqesore ne dy javet e qendrimit ne Austri. Dhe e para duhej te ishte me nje skuader me te dobet dhe per kete arsye u zgjodh Traiskirchen e kategorise se trete te futbollit austriak.
E dyta u sigurua ndaj nje ekipi te kategorise se dyte siç eshte SV Lafnitz, ndersa miqesorja e fundit e cila eshte planifikuar te luhet me 12 korrik pritet te luhet perballe nje ekipi te Bundesliges austriake dhe qe do te jete “prova gjenerale” e kuqebluve ne prag te perballjes se pare me Universitatea te Krajoes.
Kujtojme qe Vllaznia e fitoi ndeshjen e pare miqesore ndaj ekipit Traiskirchen dhe u fitua me rezultatin e ngushte 1-0 me golin e Kristijan Vulajt. Tashme mbetet te presim rezultatin e miqesores se dyte./SHKODRA-SPORT.COM/