Ish-trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka i ftuar në një emision në “Ora News” ka folur për aktualitetin e futbollit shqiptar, por mbi të gjitha edhe për të ardhmen e tij, pas një dështimi me Vllazninë, duke mos e shpëtuar dot nga rënia nga Superiorja.

Gjoka ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, ku është shprehur se për momentin nuk ka në plan për të drejtuar asnjë skuadër.

“Për të mos iu kthyer më pas asaj situate, më duhet një pauz, sepse kam nevojë të mbledh më shumë forca, sepse mora një goditje që nuk e meritoja, as unë e as skuadra, kështu që për momentin nuk kam asgjë konkrete”.

Më tej tekiniku ka folur edhe për Laçin që do të luajë ndeshjen e dytë ndaj Molde-s në shtëpi, ku në takimin e parë u mundën 3-0.

“Laçi në fushën e vet e ka si një “armë” sekrete. Laçi në shtëpi ka një “shpirt” gare. Atje është një fushë shumë e vështirë.

Nuk ka shumë cilësi brenda, por është një skuadër më buxhet normal dhe ka shumë lojtar të rinj. Deri më tani puna është bërë shumë e mirë”, përfundoi Gjoka./newsport/