HomeKRYESOREVllaznia sërish vëmendjen nga Akademia. Firmos edhe me Elmir Lekajn

Vllaznia sërish vëmendjen nga Akademia. Firmos edhe me Elmir Lekajn

Tek skuadra shkodrane përveç përpjekjeve për të siguruar qëndrimin në Superligë, vazhdon edhe puna për rinovimin e ekipit.

Ditën e sotme, drejtuesit e klubit mësohet të kenë firmosur me një tjetër futbollist të Akademisë.

Bëhet fjalë për 18 vjeçarin Elmir Lekaj i cili njëkohësisht është edhe kontigjent i ekipit kombëtar të kësaj grupmoshe.

Një gjë e tillë bëhet e ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit shkodran në të cilën shkruhet:

“KF Vllaznia bën të ditur se në kuadrin e promovimit dhe evidentimit të elementit më të spikatur të Akademisë, ditën e sotme ka firmosur kontratën e punës me futbollistin e ekipit U-19 Elmir Lekaj.

Ai kishte rreth një vit që ishte kontraktuar nga ana e klubit megjithatë nga sot është edhe me kontratë të rregullt.

Lekaj është një nga elementet më të spikatur të këtij ekipi por edhe kontigjent i kombëtares së kësaj grupmoshe.

Luan në 2-3 pozicione, si në mbrojtje ashtu dhe në mesfushë dhe për rrjedhojë shihet si një element i perspektivës”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments