Sindrit Guri vijon formën e tij të mirë në kupat e Europës. Sulmuesi shkodran mori kualifikimin e rradhë në Conference League me ekipin e Shkëndijës. Tetovarët eleminuan skuadrën e Valmiera, që e dominuan në dy ndeshje duke fituar 1-2 në takimin e parë në Islandë e 3-1 mbrëmë në Shkup.
Guri ka qenë patjetër një nga protagonistët kryesorë të kuqezinjëve në këto kualifikuese europiane. Shtatlarti ka gjetur dy herë rrjetën, kjo në ndeshjen e parë kundër Valmieras në suksesin 1-2 dhe po ashtu në barazimin 2-2 kundër skuadrës armene të Ararat Yerevan. Duke qenë kështu lideri i sulmit të skuadrës së drejtuar nga Artim Shaqiri.
Tashmë Shkëndija do jetë në turin e tretë të Conference League kundër suedezëve të AIK. Një duel shumë i fortë ky përballë skandinavëve, por tetovarët kanë treguar shpesh se dijnë ti kalojnë vështirësi të tilla.
Dhe në Shkodër ndoshta mund të krenohen në fund të fundit me Gurin. Që pavarësisht eleminimit të Vllaznisë, Shkodra ka një përfaqësues në duelet europiane.
Endri ÇINARI