Me dy fitore me të njëjtin rezultat 2-1, Vllaznia U17 ka arritur të avancojë në Kupën e Shqipërisë dhe tashmë e sheh veten në gjysmëfinale. Interesant është fakti se në dy ndeshjet e luajtura deri më tani, ekipi shkodran e ka parë veten në disavantazh në pjesën e parë.

Si Internacionali në ndeshjen e turit të parë, ashtu edhe Tirana në ndeshjen e dytë, kanë shënuar të parat në portën e Kirit. Megjithatë, kuqeblutë ia kanë dalë të barazojnë dhe më pas të shënojë edhe golat e fitores, që për koinçidencë sërish, janë shënuar me 11-metërsh në të dy rastet dhe me të njëjtin autor- Pusin.

Në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga Brikeno Bizi e Fation Kadija, tashmë e sheh veten në gjysmëfinale. Dje përveç Vllaznia U17, në këtë tur u kualifikua edhe Brians që fitoi 3-2 ndaj Partizanit. Ndërkohë sot janë caktuar edhe dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste, ato të grupit B.

Kështu, Teuta ka fituar 4-0 ndaj Dinamos dhe Flamurtari ka fituar 1-0 ndaj Skënderbeut. Në këtë mënyrë një tur para finales, skuadrat që do të vijojnë më tej rrugëtimin janë 4: Vllaznia, Brians, Teuta dhe Skënderbeu.

Shorti i këtij turi do të hidhet në ditët e para të kësaj jave dhe kuqeblutë janë në pritje të mësimit të emrit të kundërshtarit. Të cilin nuk do tentojnë më ta përmbysin, por do tentojnë me çdo mënyrë për ta kaluar dhe për të shkuar në finale siç kanë bërë edhe sezonin e kaluar.
© shkodrasport.com