Vllaznia U17 eshte rikthyer serish tek fitorja ne kampionat, madje duke marre nje rezultat shume te thelle ne takimin e rradhes. Kuqeblute kane fituar me rezultatin 7-2 ndaj Dinamos paraditen e sotme ne “Reshit Rusi”.

Ndeshja ne fakt ka nisur me mire per dinamovitet qe brenda disa sekondash kane kaluar ne avantazh me ane te Ismailit por nuk ka kaluar me shume se nje minute dhe Flori Spahija ka barazuar per ekipin shkodran.

Nderkohe ne minuten e 6-te ka qene kapiteni Enes Papaj qe ka shenuar edhe golin e dyte dhe ka rikthyer ne avantazh ekipin shkodran qe me pas, vazhdon te luaje mire dhe Perloshi ne ’31 do te shenonte edhe golin e trete dhe ne kete menyre, pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 3-1.

Ne te dyten nderkohe do te kishte edhe shume gola te tjere. Te katertin e shenon Perloshi ne fillimin e pjeses se dyte nderkohe qe Vaka shenon te dytin per Dinamon duke u munduar te rifuse ne lojen ekipin e tij por nuk do te ndodhte keshtu.

Papaj do te shenonte menjehere te pestin para se te largohej nga fusha, nderkohe qe ne minutat e fundit, Mujaxhi dhe Gurra do te shenonin edhe dy gola te tjere dhe kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin e thelle 7-2. Me kete trepikesh, Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 26 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje, duke qene vetem 3 pike larg Shenkollit te vendit te dyte.
www.shkodrasport.com