Volejbollistja e kombëtares shqiptare Cindy Marina është shpallur fituese e “Miss Universe Albania 2019”, event që u zhvillua në Tiranë. Marina, 21 vjeçe, jeton dhe luan në Amerikë, por prej dy vitesh është pjesë e kombëtares kuqezi, duke bërë paraqitje të mirë.

Në eventin e bukurisë së zhvilluar në kryeqytet, organizatorja e kombëtares shqiptare ka shkëlqyer me hijeshinë e saj, duke triumfuar dhe rrëmbyer kurorën e më të bukurës së trojeve shqiptare. Cindy Marina do të përfaqësojë Shqipërinë në eventin “Miss Universe 2019” që zhvillohet muajt në vijim.

Volejbollistja 21-vjeçare ka lindur në Çikago të Amerikës, por rrjedh nga një familje e lidhur me volejbollin, sport të cilin ajo e ka ushtruar në “tokën e premtuar”. Një vajzë simpatike, që ka pushtuar shpeshherë faqet e para të revistave të modës dhe sportit në vendin tonë, që tashmë triumfon edhe në botën e bukurisë./telesport/