Fundjava pritet te dhuroje shume emocione, pikerisht ne ato te kampionatit kombetar te boksit per te rritur qe do te zhvillohen ne Tirane per tre dite me rradhe, per te startuar te dielen dhe per t’u permbyllur me finalet diten e diele.

Kryetrajneri i Vllaznise Zef Gjoni ne nje interviste te dhene sot per mediat, pasi ka folur fillimisht per suksesin e rradhes te boksierit Nelson Hysa ne Gjermani, eshte ndalur edhe tek kampionati kombetar duke thene se tani ka filluar “lufta”.

“Kemi kohe qe pergatitemi per kete kampionati dhe tani ka ardhur momenti per te nisur “luften”. Vllaznia synon te fitoje titullin e 25-te kampion dhe gara pritet te jete me e forte se kurre.

Ne fakt me favorite ne leter per fitimin e titullit te sivjetem eshte Tirana qe ka shpenzuar shuma te medha fale financimit te Bashkise se kryeqytetit, por ne nuk i trembemi.

Jemi forcuar edhe ne me boksiere shqiptare qe kane ardhur nga Anglia, Gjermania e Italia per te perfaqesuar Vllaznine dhe bashke edhe me kontigjentin aktual te sportisteve qe kemi ne palester, e kemi kompletuar ekipin.

Shkojme me 10 pesha dhe kete here me te gjitha ato do te synojme titullin. Kuptohet qe gara do te jete e forte sepse edhe ekipe te tjera si Flamurtari, Studenti, Teuta e ndonje tjeter kane boksiere te mire ne pesha te ndryshme, por gjithsesi ne deshirojme ta sjellim ne Shkoder kete titull te 25-te, per te cilin na kane ndihmuar edhe Bashkia Shkoder si dhe firmat “AlbTiefbau” si dhe “Beka Construction” dhe shpresojme te kemi edhe mbeshtetjen e tifozeve tane te zjarrte per te arritur edhe nje tjeter sukses per boksin shkodran”.

Te plote prononcimin e kryetrajnerit Zef Gjoni mund ta ndiqni duke klikuar ne faqen zyrtare te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube, pikerisht ne linkun e meposhtem: