Andi Hadroj është futbollisti i ri i Partizanit. Siç njoftoi Newsport.al ditë më parë, palët kanë gjetur akordin për dy vite e gjysmë.

22 vjeçari luan në të dyja krahët e mbrojtjes dhë në mesin e fushës. Pas aventurës te Laçi dhe Bylis, pukjani duket gati për t’i dhënë një dorë skuadrës së Mehmetit.

Njoftimi:

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Andi Hadroj. Mbrojtësi 22-vjeçar pas eksperiencave te Laçi dhe Bylis do të jetë pjesë e të kuqve në Superligë.

Hadroj i cili ka nënshkruar me Partizanin një kontratë për dy vite e gjysëm është vënë menjëherë nën urdhrat e trainerit Dritan Mehmeti./newsport/