Diten e sotme jane luajtur ndeshjet e javes se fundit te kampionatit te kategorise se trete dhe ne fund, Luftetari i Gjirokastres eshte kurorezuar si kampion i kesaj kategorie.

Por nderkohe, edhe KF Murlani eshte zyrtarisht ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar per sezonin e ardhshem. Ai e ka fituar kete te drejte duke u renditur ne vendin e dyte ne kampionat dhe sipas rregullores, ngjitet nje kategori me lart.

Nje sukses mese i merituar i kesaj skuadre qe eshte krijuar para me pak se nje viti dhe fale punes se shkelqyer te trajnerit Altin Xhahysa dhe e gjithe futbollisteve, por edhe me mbeshtetjen e presidentit Rraboshta, objektivi u arrit.

Ne ndeshjen e fundit te kampionatit, KF Murlani ka luajtur kryesisht me lojtare te rinj dhe eshte mundur me rezultatin 0-3. Megjithate ka qene nje takim qe thjesht ka vlejtur per statistike sepse ekipi i Bashkise Vau Dejes, e kishte arritur objektivin qe prej javes se kaluar.

KF Murlani e mbyll kampionatin me 21 pike, pas 10 ndeshjeve te luajtura, nga te cilat ka arritur te fitoje 7 prej tyre dhe te humbase 3, me golaverazhin 33-18.

AF Luftetari dhe KF Murlani jane ngjitur zyrtarisht ne kategorine e dyte, nderkohe qe skuadra e vendit te trete, Osumi do te luaje një ndeshje finale me ekipin që humbet takimin “play out” të Kategorisë së Dytë.