Vllaznia ne perpjekjet e saj per te ndertuar nje ekip cilesor, nuk e ka lene per asnje moment pas dore edhe Akademine dhe elementet me te mire te saj. Si rrjedhoje, se fundi ajo ka firmosur edhe me dy 19 vjeçare te tjere te talentuar.

Behet fjale per mbrojtesin Flori Spahija dhe sulmuesin anesor Antonio Delaj. Te dy ata kane firmosur kontratat e para profesioniste dhe do te jene pjese e klubit shkodran deri ne vitin 2025. Spahija dhe Delaj kane qene nder elementet me te spikatur te Vllaznia U19 ne sezonin e fundit dhe kuptohet qe ishte e pritshme firma me ekipin e pare, per te cilin pritet te bejne mire, por natyrisht qe duan vemendje dhe mbeshtetje.

Ja njoftimi i klubit shkodran per firmosjen e kontratave me keto dy futbolliste te rinj:

“Klubi i Futbollit Vllaznia përpos përpjekjeve për të sjellë në skuadër lojtarë sa më cilësorë për ekipin e parë, nuk e ka lënë pas dore asnjëherë edhe vëmendjen ndaj elementit të ri.

Si rrjedhojë, në kuadrin e investimit për të ardhmen, bëjmë të ditur se kemi firmosur me dy prej lojtarëve të spikatur të Akademisë tonë, Flori Spahija dhe Antonio Delaj. Të dy këta futbollistë kanë nënshkruar kontratat e para profesionale dhe do të jenë pjesë e KF Vllaznia edhe për tre sezonet e ardhshme.

Suksese Flori Spahija! Suksese Antonio Delaj!”