Trajneri Gjeçaj: Vllaznia do të kërkojë fitoren edhe ndaj Tiranës

0

Java e katërt e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj ka dhuruar sfidën Tirana- Vllaznia. Dy pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion do të ndeshen kësisoj për të parën herë në këtë sezon për të matur forcat me njëra- tjetrën. Takimi që do të luhet në pallatin e sportit "Asllan Rusi" pritet me interes nga të gjithë dashamirësit e këtij sporti. Natyrisht që me interes pritet edhe në kampin shkodran. Vllaznia me meritë kryeson për momentin renditjen e kampionatit me tre fitore të arritura në po kaq ndeshje të luajtura. Një fitore nesër ndaj bardhebluve do të bënte që ajo të siguronte thuajse përfundimisht vendin e parë në përfundim të fazës së parë të kampionatit. Duke folur për shkodrasport.com, trajneri Bledar Gjeçaj shprehet se pavarësisht disa dëmtimeve që ka në skuadër, ajo do të kërkojë fitoren edhe në këtë përballje.

Vllaznia mund 105-88 Tiranën dhe fiton Kupën e Shqipërisë

0
Festë e madhe sportive sonte në Shkodër. Vllaznia për meshkuj është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë.Pas finales së kupës për femra ku Flamurtari mundi 93-70 Tiranën dhe meritoi kupën, është zhvilluar një ceremoni shumë interesante, ajo e shpalljes...

Vllaznia për femra humbet me Apoloninë 65-80

0

Skuadra shkodrane e Vllaznisë në basketboll për të rritura, e ka humbur edhe ndeshjen e rradhës. Atë që ka luajtur pasditen e sotme ndaj Apolonisë së Fierit. Ndeshja në fakt nuk është zhvilluar në Fier por në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit.Ajo është dominuar gjatë gjithë kohës nga vajzat fierake që nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Rezultati përfundimtar i arritur në përfundim të ndeshjes ka qenë 80-65. Apolonia vetëm pak ditë më parë fitoi Kupën e Shqipërisë dhe është aktualisht ndër skuadra më të mira të basketbollit të femrave në vendin tonë.

Reagon Vllaznia: Dhuna e tifozëve bardheblu ishte e paprecedentë

0

Ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, ajo në mes Vllaznisë dhe Tiranës, nuk është zhvilluar. Dhuna e ushtruar fillimisht jashtë pallatit të sportit "Asllan Rusi" nga tifozët bardheblu në dëm të shkodranëve, ka vazhduar me zbritjen e tyre edhe në parketin e fushës dhe për rrjedhojë, drejtuesit e Vllaznisë kanë futur ekipin në dhomat e zhveshjes dhe duke parë që në pallatin e sportit nuk kishin sigurinë e duhur, kanë vendosur që të mos e vazhdojnë më ndeshjen.

Vllaznia humbet me Teutën, drejt eliminimit nga Kupa e Shqipërisë

0
Vllaznia e basketbollit te meshkujve deshton ne misionin e saj per te fituar Kupen e Shqiperise. Ajo ka humbur pasditen e sotme ndaj Teutes me rezultatin 104-100. Me kete humbje, shanset e saj per te vijuar me tej garen...

Tek Vllaznia e basketbollit ka një rikthim të rëndësishëm

0

Problemet për ekipin e basketbollit të meshkujve të Vllaznisë duket se tashmë kanë marrë fund dhe stërvitja ka nisur dhe po bëhet gati për nisjen e kampionatit. Kuptohet që situata nuk është shumë e mirë sepse pas disa sezonesh, për herë të parë ndoshta sivjet, kuqeblutë do të kenë një përbërje të plotë vetëm me shkodranë.

Probleme pa fund për Vllazninë e basketbollit, dëmtohet rëndë lojtari më i rëndësishëm i...

0
Probleme pa fund per Vllaznine e basketbollit te meshkujve. Sikur te mos mjaftonin mungesat e lojtareve cilesore, shoqeruar edhe me 4 humbje ne 4 ndeshjet e para te kampionatit, tashme per stafin teknik eshte shtuar edhe nje tjeter problem...

Vllaznia fiton edhe finalen e dytë. Titulli gjithnjë e më pranë

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka fituar edhe ndeshjen e dytë finale të kampionatit ndaj Tiranës dhe tashmë është shumë pranë shpalljes kampione e vendit për këtë sezon. Ky takim është luajtur pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” që ka qenë sërish I tejmbushur me sportdashës.

Basketbollistët e rinj të Vllaznisë shpallen kampionë të vendit

0

Atë që nuk e bënë basketbollistët e rritur, të cilët u mundën në finale nga Tirana duke humbur titullin kampion, e bënë basketbollistët e rinjë, të cilët munden në finale mesditen e së hënës ekipin e Tiranës me rezultatin 96 me 70. Një sukses ky i merituar i basketbollistëve të rinjë që nën drejtimin e trajnerit pasionant, ish basketbollistit të njohur shkodran, Roland Koka u shpallën kampion të Shqipërisë për sezonin sportiv 2016-2017, titull ky që është i gjashti që fitohet nga ana e trajnerit Koka.

Federata e Basketbollit kërkon paratë nga ekipet ndryshe….

0

Federata Shqiptare e Basketbollit, përmes një deklarate për mediat, ka bërë publike vendimet e marra nga kryesia e saj në lidhje me sezonin e ri 2017-2018 që do të nisë këtë fundjavë. Dje u hodh shorti i kampionatit, por ka gjasa që ndonjë ndeshje, pavarësisht nga rezultati në fushë, të përfundojë 20-0.