Rakiqi & Gjergji: Vdekja e Zhegës, humbje e madhe për ne

0

Keqardhjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Medin Zhegës kanë shprehur edhe dy të tjerë të Vllaznisë dhe kolegë të tij, Esat Rakiqi dhe Nikoll Gjergji. Ata në pak fjalë janë munduar të evidentojnë vlerat kryesore të këtij njeriu, si një nga futbollistët më të mirë të Shqipërisë por edhe një nga trajnerat më të mirë të saj. “Ishte një lajm I vështirë për mua. E kam patur shumë shok që në lagjen tonë Dudas. Ishte më I ri se unë, por topi na lidhi për të na ndarë vetëm në këto ccaste. Kur ishte fëmijë dinin e thërrisnim për talentin që kishte me topin “Din Poza”. Sapo mora lajmin e vdekjes kam hapur menjëherë albumin e fotove dhe kam kujtuar gjithë ato vite që kaluam sëbashku. Në fushë së bashku me ekipin e  Vllaznisë dhe më pas në detyrën e trajnerit sëbashku.

Mark Kroqi, jeta dhe karriera e një simboli të volejbollit

0

Volejbollisti i njohur i ekipit të “Vllaznisë” por edhe i kombëtares Mark Kroqi tregon jetën e një sportisti në diktaturë, se si i përjetoi ai këto vite, që i konsideron si vitet më të bukura të jetës, se kujt ia dedikon suksesin e tij në sport. Sigurisht Kroqi kujton dhe anën tjetër të diktaturës, sidomos për njerëzit e Sigurimit të Shtetit, që shoqëronin çdo skuadër, kombëtare apo jo, që luante jashtë vendit, cilat ishin këshillat dhe se si shpëtoi pa u dënuar për një letër të marrë dorazi nga motra e një ambasadori, apo se pse ai nuk i pranoi ofertat e klubeve të huaja për të luajtur në Europë.

PERSONAZH/ Një kupë edhe për Ilirjan Haxhajën, fizioterapistin që është gjithmonë pranë sportit

0
Ilirjan Haxhaja është fizioterapisti i Vllaznisë, që në kohë të mira dhe në të vështira ishte dhe është gjithmonë pranë futbollistëve. Ai ka diçka më shumë se 12-vite, që kujdeset për gjendjen fizike të ekipit shkodran. Në ditët e...

ALMANAK/ Sot është ditëlindja e ish- basketbollistes së Vllaznisë Farida Zmijani (Ramadani)

0
Basketbolli i femrave në Shkodër në vite ka patur jo pak suksese dhe natyrisht që ato kanë ardhur nga kontributi i madh në fushën e lojës i disa lojtareve të talentuara të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e...

Feti Dizdari, trajneri i rekordeve në atletikë

0
Atletika shkodrane e femrave ka njohur kulmet e saj në vitet '50- '60. Ka ndodhur kështu vetëm falë një njeriu- Feti Dizdari. Ishte ky trajner që ngriti një ekip të mrekullueshëm dhe për rrjedhojë sukseset kanë qenë të shumta për...

EKSKLUZIVE/ Ferid Rragami: Ja pse më kanë dashur gjithmonë tifozët e Vllaznisë

0
Historia e Vllaznisë na ka sjellë emra shumë të rëndësishëm të cilët kanë lënë gjurmë me me ndeshjet e tyre të bukura, golat e shënuar dhe paraqitjet në fushën e lojës. Njëri nga më të dashurit për tifozët në...

Përcillet për në banesën e fundit, Mjeshtri Medin Zhega

0

I është dhënë sot lamtumira e fundit njërit prej personaliteteve më të njohura të historisë së futbollit shqiptar, “Mjeshtrit të Madh të Sportit”, Medin Zhega, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 66 -vjeçare. Gjatë ceremonisë së homazheve, që u zhvillua në hollin e Pallatit të Kongreseve personalitetet më të larta të shtetit dhe politikës, njerëz të sportit, miq dhe të afërm janë përulur me respekt përpara trupit të pajetë.Ka marrë pjesë në këto homazhe edhe presidenti i Republikës Bamir Topi në shenjë nderimi dhe vlerësimi të veçantë për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e futbollit shqiptar ndër vite, si lojtar, specialist dhe trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit të Medin Zhegës.

PROFIL/ Hamdi Salihi, sulmuesi që nuhatjen e golit e kishte në gjak

0
Hamdi Salihi ka qenë një ndër futbollistët më të mirë që Shkodra ka nxjerrë ndër vite. Ish-sulmuesi, që aktualisht është zv/trajner i Kombëtares, ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur jo vetëm të Vllaznisë, por edhe një nga...

Vera Bregu dje dhe sot: Do doja që karriera në atletikë të ishte e...

0
Atletja e mirenjohur shkodrane Vera Bregu ka dhene nje interviste per nje blog te nje kolegeje te saj, nje tjeter emer i njohur i ketij sporti, Klodeta Gjini. Ajo ka folur per te djeshmen dhe te sotmen, per rolin qe...

Një çiklist në parajsë

0

Nga Bledar Kuka

Në Shkodër ka një shprehje: “nuk vritet as për gjak”. Thuhet për ata djem (pasi femra nuk vritej sipas rregullave të dikurshme) që janë aq të mirë, aq të mrekullueshëm saqë nuk iu shkrep dot armën as kur i ke hasëm. Një nga ata djem ishte edhe Agim Tafili, ndonëse vdekja nuk mendoi kështu dhe e mori në moshën 52-vjeçare.