Kampionati i peshëngritjes në Durrës. Vllaznia pa pretendime
PESHËNGRITJE: KAMPIONËT E VITIT 1961
Asim Belinova rizgjidhet në kryesinë e Federatës
Ditën e djeshme janë zhvilluar zgjedhjet për postet më të larta drejtuese të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, pikërisht ato për president dhe për anëtarë kryesie. Të zhvilluara në Vlorë, këto zgjedhje kanë shkuar normalisht duke mos patur asnjë problem dhe në këtë drejtim kjo është për t'u përgëzuar sepse në fakt, fushata parazgjedhore, sidomos ajo për president, ka qenë pak "e nxehtë". Megjithatë dje nuk ka patur asnjë problem. Presidenti i mëparshëm- Elez Gjoza, ka fituar shumicën e votave- 15, përballë 5 votave që ka marrë kundërshtari tjetër Theodori Masllavica.
Saimir Lagja, kampioni i ardhshëm i peshëngritjes shkodrane
Tuzi: Shtangistët e Vllaznisë stërviten në kushte të papërshtatshme
Emanuel Lushi, përgatitjet e fundit për Kampionatin Botëror
Një ndër tre sportistët që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të peshëngritjes që zhvillohet muajin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është edhe 18 vjeçari shkodran Emanuel Lushi. Ai konsiderohet si elementi më me perspektivë i këtij sporti në vendin tonë dhe pikërisht për këtë, pavarësisht moshës së tij, është përzgjedhur bashkë me Erkand Qerimajn dhe Briken Caljen për të përfaqësuar vendin tonë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.
ERKAND QERIMAJ SHPALLET KAMPION I SHQIPËRISË
Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Shqipërinë në garat e kampionatit kombëtar të zhvilluar dje në Tiranë por jo vetëm kaq. Rezultatet e arritura si në stilin e shkëputjes ashtu edhe në atë të shtytjes kanë qenë të mira, çka treguan se kampioni I Europës në fuqi, e ka lënë pas dëmtimin që ka patur dhe tashmë po bëhet gati për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në muajin nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kampionati më 16 tetor. Vllaznia ka pretendimet e veta
Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka caktuar datën 16 tetor për zhvillimin e kampionatit kombëtar të të rriturve. Vendimi është bërë publik nga sekretari i saj Agron Haxhihyseni ndërkohë që ekipi i Vllaznisë ka kohë që ka nisur përgatitjet për këtë kampionat.Shqetësimi kryesor për të ka qenë padyshim mungesa e palestrës për shkak të prishjes së asaj ekzistuese nga rikonstruksioni i stadiumit “Loro Boriçi” dhe për këtë arsye sportistët dhe trajnerët janë detyruar të degdisen sa në njërin vend në tjetrin për t’u stërvitur. Kuptohet që ekipi i Vllaznisë do të ketë pretendimet e tij për titullim kampion jo vetëm me disa sportistë në peshat respektive por edhe si ekip.
Emanuel Lushi merr pjesë në Kampionatin Europian të të rinjve
Shqipëria e peshëngritjes është bërë gati që të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të të Rinjve dhe të moshës deri në 23 vjeç, që nga data 1, deri më 10 tetor do të zhvillohet në Izrael. Për të rinj, shtanga kuqezi do të përfaqësohet nga Emanuel Lushi në peshën 62 kg, Alban Hoxha në peshën 69 kg dhe Sopot Sula në peshën 94 kg.
Kurse për moshën deri në 23 vjeç përfaqësuesja kuqezi do të jetë e përfaqësuar nga Krenar Shorja në peshën 94 kg.
Vllaznia: Absurde, zhvillohet kampionati i të rinjve dhe s’kemi njoftim
Më 18 korrik në Durrës do të zhvillohet kampionati kombëtar i të rinjve dhe paratërinjve në peshëngritje.