Vllaznia gabon sërish. Vetëm barazim 1-1 në Shkodër ndaj Flamurtarit

12 Tetor 2017

Vllaznia bën një tjetër hap të gabuar edhe në ndeshjen e dytë të luajtur në Shkodër për këtë kampionat. Pasi ka humbur në ndeshjen e parë me Teutën, pasditen e së enjtes ajo ka barazuar në shifrat 1-1 ndaj Flamurtarit në "Loro Boriçi". Përballë një numri të vogël tifozësh, futbollistët kuqeblu kanë zhgënjyer sërish në rezultat.

Në minutën e 17-të pas një gabimi në vendosje të mbrojtësve vendas, sulmuesi Bushiç do të kalonte në avantazh vlonjatët. Vllaznia reagon dhe në minutën e 40-të Çinari i ka të gjitha mundësitë për të barazuar shifrat. Megjithatë në minutat shtesës të pjesës së parë, mbrojtësi Marku do të fitonte një 11-metërsh dhe atë do ta kthente në gol një tjetër mbrojtës nga pika e bardhë, pikërisht Olsi Gocaj. Në të dytën, megjithë përpjekjet e të dy ekipeve, nuk do kishte gol tjetër dhe kësisoj i gjithë takimi mbyllet në barazim. Për trajnerin e Vllaznisë Armando Cungu, ky rezultat është i papranueshëm sepse mundësitë ishin për ta fituar ndeshjen. Nga ana tjetër, edhe trajneri i Flamurtarit Duro shpreh keqardhjen që nuk u largua nga Shkodra me tre pikë megjithëse sipas tij edhe një pikë nuk është keq ndaj Vllaznisë. Java e gjashtë e Superligës do t'i luajë ndeshjet ditën e hënë dhe Vllaznia do të udhëtojë drejt Kamzës për t'u ndeshur me skuadrën vendase.
www.shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree