TE FUNDIT

Vllaznia sigurisht që është e të gjithë shkodranëve kudo që ndodhen dhe jo vetëm e atyre që janë pjesë e saj aktualisht apo jetojnë në këtë qytet. Ajo është edhe e të tjerëve që janë pjesë e ekipeve të tjera apo dhe që jetojnë në qytete dhe shtete të tjera.

Për ndeshjen e rradhës me Luftëtarin tek Vllaznia duket se do të ketë të paktën dy ndryshime në formacion, krahasuar me atë të përballjes së fundit me Teutën. Kështu, në mbrojtje Gurishta do t'i lërë vendin Markut në krahun e majtë të saj. Gabimi i të parit në rastin e golit të durrsakëve, do t'i kushtojë mesa duket humbjen e vendit të titullarit për momentin atij.

Lajmet që kanë qarkulluar sot nëpër rrjete sociale apo dhe në portale të ndryshme, sigurisht që kanë shqetësuar drejtuesit e Vllaznisë. Ata nuk mund të pranojnë kurrsesi shpifje të tilla siç i kanë quajtur dhe për këtë, kanë bërë një reagim zyrtar në faqen e klubit ku i hedhin poshtë ato dhe paralajmërojnë se në rast përsëritje, do t'i drejtohen organeve kompetente për nisjen e çështjes penale për të gjithë ata që shpifin. Ja çfarë shkruhet në reagimin e klubit Vllaznia:

Shtyrja e miratimit të fondit nga Asambleja e KF Vllaznia sh.a pritet të mos ndikojë tek skuadra dhe rezultatet e saj. Kështu ka deklaruar për mediat administratori i klubit Astrit Gjyrezi menjëherë pas daljes nga salla e Këshillit Bashkiak në të cilën nuk u zhvillua mbledhja e Asamblesë së këtij klubi. "Besoj se kjo shtyrje e mbledhjes së Asamblesë, nuk do të ndikojë tek skuadra.

Paraditen e sotme duhej të ishte zhvilluar mbledhja e Asamblesë së KF Vllaznia sh.a por ajo ka dështuar. Arsyeja ka qenë mosplotësimi i numrit të duhur të këshilltarëve që duhej për të nisur mbledhja. Nga minimumi 26 këshilltarëve që duhej të ishin në sallë, kanë qenë të pranishëm vetëm 20 dhe kjo ka bërë që kryetari i Këshillit të deklarojë moszhvillimin e mbledhjes ndërkohë që ka bërë të ditur se do caktohet një datë tjetër në ditët e ardhshme për zhvillimin e saj.

Pavarësisht zhgënjimit që i solli humbja e fundit me Teutën, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi duket e vendosur për t'i qëndruar pranë ekipit duke i dhënë garanci financiare. Në prononcimin e saj në emisionin "Tonight", ajo ka folur edhe për çështjen e borxheve të trashëguara dhe për më mënyrën do të paguhen ato. Ja si është shprehur:

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree