HomeFUTBOLLReagon edhe presidenti Duka: Një skuadër që premton për të ardhmen

Reagon edhe presidenti Duka: Një skuadër që premton për të ardhmen

Armand Duka ka reaguar nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, pas përfundimit të miqësores së luksit mes Spanjës dhe Shqipërisë, me rezultatin 2-1.

Pavarësisht humbjes në minutat e fundit, kuqezinjtë arritën të realizonin një ndeshje dinjitoze, duke gjetur edhe rrugën e rrjetës.

Në statustin e tij, Duka është i mendimit se me pak korrigjime e me më shumë përqëndrim, Shqipëria mund të arrijë objektivat e mëdha që ka vendosur.

STATUSTI I DUKËS:

Një skuadër që premton për të ardhmen, që i ka të gjitha mundësitë te na bëjë shumë krenarë. Me pak korigjime e me më shumë përqëndrim mund të arrijmë objektivat e mëdhenj që ne kemi vendosur. Të vazhdojmë rrugëtimin tonë rritës. Përjetë #forcaShqipni

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments