Pas disa minutave ndaj Kukesit, Marcelino Preka e nisi si titullar edhe ne ndeshjen e kupes se Shqiperise ndaj Vllaznise ne stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri Colella vazhdon t’i jape besimin e duhur dhe padyshim qe kjo do ta beje te lumtur ate.

Por njekohesisht ky besim i trajnerit, duhet t’i rrise edhe me shume pergjegjesine mbrojtesit 19 vjeçar shkodran qe prej fillimit te ketij sezoni i eshte bashkuar ekipit te Partizanit, i cili e bleu kartonin e tij tek Bylis.

Megjithate Preka ka qene i pafat per nje pjese te madhe te sezonit te deritanishem sepse u demtua dhe tashme po merr formen e tij me te mire sportive, shoqeruar edhe me aktivizimin tashme ne fushen e lojes.

Kuptohet qe ai ka ende shume pune perpara sepse tashme pergjegjesia sa vjen e rritet dhe kampionati ka hyre ne nje faze interesante ku nuk lejohen gabimet. Megjithate e rendesishme eshte qe stafi teknik i te kuqve ka nder mend t’i jape besim shkodranit 19 vjeçar./SHKODRA-SPORT.COM/