Ferran Torres është lojtari më I kërkuar në merkato aktualisht. Sulmuesi I talentuar spanjoll ka bërë debutimin e tij këtë sezon me Valencian duke luajtur në 35 ndeshje e ka shënuar 6 gola e ka dhënë 7 assiste.

20-vjeçari ka përfundur në merkaton e shumë klubeve të mëdha europiane dhe me shumë mundësi sezonin tjetër do të bëjë hapin e madh. Real Madrid, Juventus janë dy nga ekipet që e kërkojnë, por së fundmi Dortmund është future seriozisht në garë.

Skuadra gjermane kërkon të bind Torres ashtu siç bën me Haaland dhe kanë gati 35 milionë euro për Valencian. Dortmund I garanton një vend titullari në ekip dhe kjo është mjaft favorizuese edhe për lojtarin, ndryshe nga Real Madrid dhe Juventusi.

Talenti spanjoll shihet si zëvendësuesi ideal I Jadon Sancho që në verë pritet të largohet nga “Signal Iduna Park”./newsport/