Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESimeone i përgjigjet Klopit: Ne shfrytëzojmë problemet e kundërshtarit dhe fitojmë

Simeone i përgjigjet Klopit: Ne shfrytëzojmë problemet e kundërshtarit dhe fitojmë

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone i është përgjigjur deklaratës së trajnerit të Liverpulit, Jurgen Klop, i cili shprehu habi pse Atletiko luan e mbyllur në mbrojtje kur ka aq shumë lojtarë me kualitet.

Simeone iu përgjigj duke theksuar se ata përpiqen të shfytëzojnë pikat e dobëta të kundërshtarit, në mënyrë që të fitojnë, duke pranuar gjithashtu respektin për teknikun gjerman.

Por, argjentinasi Simeone njihet si një nga ata trajnerë që i thotë gjërat troç, gjë të cilën e vërtetoi gjatë këtij reagimi kur shtoi se rregulli që goli i shënuar jashtë ka më shumë vlerë duhet rishikuar.

“Ne përpiqemi të shfytëzojmë problemet e kundërshtarit dhe te fitojmë. Dua të shtoj se rregulli me golin në ‘shtëpinë’ e tjetrit ka më shumë vlerë nuk më duket i drejtë, prandaj dhe do ta shpreh mendimin tim në mbledhjen e rradhës së trajnerëve që mbahet nga UEFA.

Kjo është e padrejtë, sepse ne kishim 30 minuta shtesë për të shënuar një gol në fushë të huaj. Ky rregull na favorizoi sot, ama mund të na penalizojë në të ardhmen,” deklaroi Simeone.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments