HomeFUTBOLLPresidenti i FSHF-së humb njeriun më të shtrenjtë. Vëllai i tij, Agroni,...

Presidenti i FSHF-së humb njeriun më të shtrenjtë. Vëllai i tij, Agroni, bën dedikimin prekës

Presidenti i FSHF-së Armand Duka humbi sot nënën e tij, Vajdien, e cila u nda jeta në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e dha vëllai i kreut të futbollit shqiptar Agron Duka, i cili shprehu dhimbjen për fatkeqësinë e ndodhur në familjen e tyre, si dhe falenderoi të gjithë miqtë për mbështetjen morale që u kanë dhënë në këto ditë të vështira.

Vajdie Duka punoi gjatë jetës së saj si mësuese.

Mesazhi i Agron Dukës:

Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare e cila ka qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese. Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.

Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.

Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falenderoj për mesazhet tuaja!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments