Legjendra e Brazilit, Ronaldo Fenomeni doli në një video live me ish-shokun e skuadrës, David Bekam, të cilin e quajti një nga më të mirët në botë.

Ky vlerësim u bë pasi Bekam po tregonte për ndjesinë e mirë që kishte te Reali kur shikonte që luante përkrah Ronaldos, ndërkohë ai shtoi se Roberto Karlos gjithashtu fliste mjaft mirë për të.

Bekam: Një nga njerëzit e parë që pashë te dhomat e zhveshjes kur erdha te Reali ishe ti. Kjo më bënte të ndihesha mirë që isha te ky klub. Roberto Karlos më thoshte gjithmonë se po të kishte një lojtar anglez që bën për Brazilin është David Bekam. Nuk mund ta besoja, por faleminderit.

Ronaldo: Përse jo? Duhet ta besosh. Për mua ti je një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Mënyra sesi e prekje topin, mënyra sesi e dërgoje ku të dëshiroje. Mënyra sesi ma pasoje edhe pa më parë. Dua të të falenderoj për asistet e mëdha që më ke dhënë.