HomeKRYESORETetë gola në 11 javë kampionat, talenti shqiptar nuk ka të ndalur

Tetë gola në 11 javë kampionat, talenti shqiptar nuk ka të ndalur

Talenti shqiptar, Albion Ademi, është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në elitën e futbollit finlandez. Sulmuesi 21-vjeçar, është shndërruar në një makineri golash te skuadra e Mariehamn,

Ai ka tundur plot 8 herë rrugën e rrjetës në 11 javë të kampionatit, si dhe ka dhënë 3 asist, duke kryesuer listën e golashënuesve.

Ademi gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e sotme ndaj Rovaniemit, teksa në minutën e 38-të, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar shifrat në 2-0, teksa ka mbetur edhe një pjesë loje për t’u luajtur.

Me këtë ecuri fantastike, sulmuesi duket se e ka siguruar një ftesë nga trajneri Edi Reja, për 2 ndeshjet e muajit shtator të vlefshme për Ligën e Kombëve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments