HomeKRYESOREShaqiri “ia hedh” koronavirusit, e kalon pas dy ditëve dhe tani gati...

Shaqiri “ia hedh” koronavirusit, e kalon pas dy ditëve dhe tani gati për ndeshjen ndaj Spanjës

Xherdan Shaqiri e ka kaluar shpejt koronavirusin. Sulmuesi i Liverpul para dy ditëve rezultoi pozitiv me COVID-19, mirëpo në testimin e fundit ka qenë negativ dhe me shumë mundësi e ka kaluar virusin e rrezikshëm.

Kështu, pas testimit të bërë nga të gjithë pjesëtaret e kombëtares së Zvicrës, i vetmi që është konfirmuar pozitiv është mbrojtësi Manuel Akanxhi, i cili është i izoluar dhe nuk ka shfaqur simptoma.

Ndërkohë, të shtunën Zvicra luan ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Spanjës dhe në pasditen e sotme do të udhëtojë drejt vendit iberik.

Mësohet se Shaqiri do të jetë në avion me pjesën tjetër të skuadrës, por ende është e paqartë nëse do të mund të aktivizohet teksa pritet një vendim nga ana e Komisionit Mjekësor të UEFA-s, pasi për të zbritur në fushë duhet siguri maksimale. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments