HomeKRYESORESulmuesi shkodran Bekim Balaj i dhuron fitoren Shturm Grazit

Sulmuesi shkodran Bekim Balaj i dhuron fitoren Shturm Grazit

Rikthehet tek goli serish sulmuesi shkodran Bekim Balaj. Ne ndeshjen e rradhes te kampionatit austriak te futbollit, ai e ka derguar topin ne rrjete duke e ndihmuar ekipin e tij te marre nje trepikesh me vlere.

Balajt i mjaftuan 7 minuta në lojë për të gjetur golin dhe për t’i dhuruar fitoren Sturm Graz. Ekipi austriak mposhti Tirol 1-0 në shtëpi falë rrjetës së sulmuesit shkodran të kombëtares shqiptare.

29-vjeçari dërgoi topin në rrjetë në minutën e 76-të, shtatë minuta pasi ishte futur në fushë. Goli i parë në kampionat për këtë sezon për Balajn, teksa Sturm është ngjitur në vendin e katërt në renditje.

Goli i sotem padyshim qe eshte nje sinjal edhe per stafin teknik te Sturm duke kerkuar me shume minuta ne dispozicion sepse nese ndodh keshtu, padyshim qe Balaj nuk do t’i zhgenjeje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments