Në poshtë keni mundësinë të ndiqni prononcimin e dhënë nga sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi në emisionin “Sport Magazine” të drejtuar nga gazetari Altin Sulçe në TV Ora Neës, ku ka folur për ecurinë e skuadrës deri më tani, objektivat e saj si dhe për merkaton…
Sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi ka folur pak minuta më parë në emisionin “Sport Magazine” në Ora Neës, në lidhje me ecurinë e deritanishme të skuadrës, për objektivat e saj, por edhe për merkaton.
“Objektivi që ne kemi patur në fillim është për të qenë në zonan e Kupave të Europës dhe si rrjedhojë deri tani jemi brenda objektivit, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të pretendojmë për më shumë. Vllaznia është një ekip i madh, ka bërë historinë e futbollit shqiptar, prandaj pretendimet e saj gjithmonë janë për të dalë kampion dhe për të marrë kupën.
Por duhet t’i marrim gjërat me rradhë, duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të ecim drejt objektivave minimalë që kemi përcaktuar, por nuk përjashtojmë edhe objektivat më të larta, që tek titulli, tek vendi i dytë, i tretë”- është shprehur ai.
Sa i takon sfidës së rradhës me Partizanin, Xhaferi është shprehur: “Kjo është një sfidë që duhet vlerësuar maksimalisht, ashtu si gjithë të tjerat sepse nuk mund të themi se ka ndeshje të lehta dhe të forta.
Partizani është ndër skuadrat më të mira të kampionatit dhe normalisht, ka lojtarë të mirë, ka një trajner të mirë, ka një organizim ndoshta krejt ndryshe nga skuadrat e tjera. Eshte nje klub 100 për qind privat dhe është strukturuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë ndoshta një model për kampionatin shqiptar.
Ne jemi duke bërë përgatitjet e duhura për këtë takim dhe shpresojmë e besojmë se do të marrim një rezultat pozitiv dhe do të jetë një ndeshje e bukur të dielën në Shkodër”.
I pyetur ndërkohë për merkaton e janarit dhe emrin e Bekim Balajt që është përmendur si mundësi bashkimi me Vllazninë, sponsori Xhaferi ka deklaruar: “Kanë mbetur edhe pak kohë deri në hapjen e merkatos së janarit dhe ne kemi filluar kërkimet për lojtarë cilësorë.
Jemi në diskutime të hapura me shumë lojtarë dhe njëri ndër ta është edhe Bekim Balaj sepse është një emër i madh i futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Duhet t’ia lëmë kohës se çfarë do të ndodhë.
Aktualisht po shohim një futbollist si Maloku që është në stërvitje prej disa kohësh me Vllazninë, ndërkohë që jemi në diskutime edhe me shumë emra të tjerë. Ajo që dua të them unë është se ecuria e mirë që kemi patur deri më tani, do të na bëjë më të lehtë punën e merkatos sepse tashmë lojtarët nuk do të hezitojnë të vijnë në Shkodër sepse kemi krijuar një model të suksesit”./SHKODRA-SPORT.COM/







