HomePA KATEGORIMungon prej tre javësh, te Vllaznia merret vendimi për Herald Marku

Mungon prej tre javësh, te Vllaznia merret vendimi për Herald Marku

Kishte shpresa se do te ishte edhe ai i gatshem, por mesfushori Herald Marku ka humbur edhe ndeshjen e rradhes, ate qe Vllaznia do te luaje te shtunen ne shtepi ndaj Tiranes.

Mesfushori 24 vjeçar u pat demtuar ne pjesen e pare te ndeshjes ndaj Laçit, kur u detyrua te largohej nga fusha e lojes. Ai per shkak te terheqjes muskulare mungoi edhe ne sfiden ndaj Apolonise dhe po ashtu edhe ne Korçe ndaj Skenderbeut.

Kjo ndaj Tiranes eshte e treta rradhazi qe ai nuk do te jete pjese e skuadres dhe tashme kjo eshte e sigurte. Mesfushori deri me sot nuk eshte bashkuar ende me grupin ne stervitje, e per kete arsye stafi teknik eshte duke i bere planet ta te.

Pritet qe ne vend te tij te jete serish Kruja qe sebashku me Krymin dhe Jonuzin te formoje treshen e mesfushes se Vllaznise per ndeshjen ndaj Tiranes.

Ekipi shkodran eshte i vendosur per ta fituar kete sfide sepse vetem ne kete menyre mund te vazhdoje te pretendoje per ta mbajtur vendin e pare deri ne fund te kampionatit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments