Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLVllaznia humbet ndaj Pejës. Eliminohet në çerekfinale të Ligës Unike

Vllaznia humbet ndaj Pejës. Eliminohet në çerekfinale të Ligës Unike

Vllaznia nuk ia ka dale te kualifikohet per ne gjysmefinale te Liges Unike. Kete e ka arritur Peja e cila është kualifikuar për me tej teksa fitoi ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultatin 73:90 (17:16, 17:26, 19:23, 20:25).

Ndeshja nisi e baraspeshuar, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, derisa çereku i parë përfundon 17:16 për shkodranët. Peja ishte më e mirë në periudhën e dytë, ku kishte epërsi deri në dhjetë pikë, 30:40, derisa pjesa e parë përfundon 34:42.

Peja e kontrolloi lojën edhe në pjesën e dytë. Verdhezinjtë ishin më të mirë edhe në periodën e tretë, që e fituan 19:23, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:65. 10 minutat ishin formalitet, derisa pejanët thelluan epërsinë, kurse triumfuan me shifrat 73:90.

Te Vllaznia u dallua Jeron Cooper me 21 pikë dhe shtatë kërcime, derisa te Peja më të dalluarit ishin Brandon Ëalters me 23 pikë e 15 kërcime dhe Dardan Berisha me 26 pikë e pesë asistime.

Peja në gjysmëfinale do të ballafaqohet me Rahovecin, që u kualifikua pa lojë pas tërheqjes nga Teuta. Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinale, kurse pjesa finale e garave zhvillohet në Durrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments