Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIkën Isaevski, por tek Vllaznia mund të rikthehet Hakaj...

Ikën Isaevski, por tek Vllaznia mund të rikthehet Hakaj…

Gjate dites se sotme opinioni sportiv shkodran eshte çoroditur paska nga lajmet qe kane dale nga kampi shkodran ne lidhje me futbollistin Aleksandar Isaevski.

Paradreke ishte lajmi se ai ishte bashkuar me skuadren ne stervitje dhe kjo do te thoshte se do te ishte pjese e Vllaznise edhe per sezonin e ri.

Por nderkohe pasdite doli lajmi se Isaevski ishte larguar sepse nuk kishte rene dakord me drejtuesit kuqeblu per rinovimin e kontrates.

Tifozet padyshim qe nuk jane ndjere mire nga nje largim i tille, por planet e drejtuesve te Vllaznise duket se jane bere ndryshe.

Ata kane kontaktuar prej ditesh me mbrojtesin shkodran Esin Hakaj i cili ka qene pjese e Partizanit deri me tani. Kjo skuader dje ka firmosur me nje tjeter mbrojtes te majte Emiliano Musten dhe si rrjedhoje Hakaj me shume te ngjare nuk do te pranoje te jete alternative.

Per kete arsye, gjasat jane qe te rikthehet tek Vllaznia, skuadra qe e rriti dhe e beri te njohur. Megjithate, duhet pritur edhe pak dite para se kjo gje te zyrtarizohet./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments