HomeFUTBOLLNojer lë pas dëmtimin, gati për supersfidën me Gjermaninë

Nojer lë pas dëmtimin, gati për supersfidën me Gjermaninë

Manuel Nojer është rikthyer në stërvitje me Gjermaninë. Kapiteni dhe njëkohësisht portieri gjerman mungoi në ndeshjen e ndaj Lihtenshtejnit pas një problemi shëndetësor.

Dje, Nojer ishte prezent me skuadrën dhe u duk në formë të mirë, teksa arriti ta përfundonte të gjithën. Trajneri Hansi Flik u shpreh se Manuel dha shenja të mira dhe se ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj Armenisë të dielën në Shtutgart.

Gjithsesi, aktivizimi i Nojerit do të vendoset vetëm pak orë para se të startojë ndeshja. Kujtojmë që për Gjermaninë do të mungojnë Tomas Myler i cili është rikthyer në Mynih pas një problemi muskulor që pësoi në stërvitjen e parë me “Pancerat” të martën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments