Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia ndahet më dysh. Gjysma në Vlorë për ndeshje, gjysma në Shkodër...

Vllaznia ndahet më dysh. Gjysma në Vlorë për ndeshje, gjysma në Shkodër stërvitje

Vllaznia do te luaje sot ne oren 16.00 ne Narte te Vlores ndeshjen e pare te turit te pare te Kupes se Shqiperise, ate ndaj ekipit vendas Laberia.

Duke e konsideruar ne pamje te pare nje ndeshje te lehte ndaj nje kundershtari inferior, mesohet se stafi teknik i Vllaznise ka vendosur te udhetoje drejt Vlores me gjysmen e ekipit.

Qe do te thote se gjysma tjeter ka qendruar ne Shkoder e bashke me ta edhe zevendestrajneri Elvis Plori i cili do te vijoje stervitjen me kete grup futbollistesh. Behet fjale per 11 titullaret qe luajten ne ndeshjen e kaluar ndaj Teutes te cilet jane lene pushim per ndeshje sot nga Brdariç, por do jene ne stervitje.

Fokusi kuptohet qe eshte i perqendruar tek sfida e se dieles per kampionat ndaj Partizanit qe do te luhet ne “Elbasan Arena” dhe ku Vllaznia padyshim qe do te kerkoje te marre rezultat pozitiv.

Por nga ana tjeter, kjo nuk do te thote se sot ndaj Laberise te mos kerkojne fitoren. Ne fushe do te jene emra te tille si portieri Qarri, e per te vazhduar me Fangaj, Diagne, Paloka, Smajli, Sadrijaj, Mustedanagiç, Kalaja, Gjurgjeviç, A.Hoxhaj, Çoba, Kaina etj./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments