Sekretari i Vllaznisë, Blendi Dibra ka debatuar live ditën e djeshme në emisionin “Fair Play” me Vangjel Zguron. Që të dy kanë qenë të ftuar në emisionin, ndërsa janë “përplasur” përsa i përketë incidentit të ndodhur me Adilin.
Dibra i ka thënë në sy kapitenit të Vllaznisë që ështrë lojtar problematik dhe kjo gjë është pohuar nga vetë trajneri Memelli. Një deklaratë e tillë nuk është pritur mirë nga Zguro që ka theksuar se nuk mund të falenderojë lojtarin kundërshtar kur e ofendon.
Debati:
Dibra: Provokimi fillon që nga kapiteni i skuadrës e deri te trajneri.
Zguro: Provokimi fillon nga lojtari juaj.
Dibra: Lojtarët nga goditja e këndit mund të ofendohen. Zguro, për ty edhe trajneri e ka thënë që je lojtar problematik. Tani çfarë do flasim më. Trajneri thotë për Zguron që është lojtar problematik dhe kërkon falje pasi thotë që unë e di se çfarë lojtari kam. Të mbash shiritin e kapitenit është përgjegjësi.
Zguro: Ti edhe fjalët e trajnerit për falje ti thua se kërkon falje se ka faj. Trajneri ka kërkuar ndjesë për situatën që ka ndodhur.
Dibra: Trajneri kërkoi ndjesë publike dhe shkoi t’i kërkonte falje Adilit dhe tha që e njoh Zguron dhe prandaj I dola në mbrojtje.
Zguro: Duket që je mërzitur shumë. Nuk ia kam unë fajin lojtarit juaj dëshiron të shajë dhe unë nuk do t’I them faleminderit lojtarit tuaj./newsport/