Dinamo do të luajë sot kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të Superiores. Presidenti Alban Xhaferi i shkodranëve duket se po e pret këtë sfidë me mjaft emocion.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale duke ftuar të gjithë sportdashësit për të qenë prezentë në “Loro Boriçi”.
Në një poster të postuar në facebook-un e tij shkruhej: “Fillo javën kuqeblu me familjen”. Ndërkohë diçitura e saj është: “Një jetë, dy ngjyra, një skuadër”.
Kujtojmë që ndeshja Vllaznia – Dinamo do të luhet sot në orën 19:45, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës./newsport/