HomeKRYESORESulmuesi shkodran Rubin Hebaj shënon dy gola për Shkëndinë

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj shënon dy gola për Shkëndinë

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj eshte rikthyer tek goli, madje duke shenuar dy te tille dhe duke ndihmuar Shkendine e Tetoves qe te kualifikohet per ne çerekfinale te Kupes se Maqedonise te Veriut.

Ne ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme, Shkendia ka fituar me rezultatin e thelle 5-0 ndaj Renoves dhe sulmuesi shkodran ka shenuar nga nje gol ne secilen pjese loje.

Ne minuten e 41-te ai ka shenuar golin e trete per ekipin e tij, ndersa ne minuten e 55-te ka shenuar golin e peste dhe te fundit te kesaj ndeshje.

Duhet thene se Shkendia nuk e ka nisur mire sezonin, ndoshta ka qene edhe e pafat ne disa ndeshje, megjithate nga java ne jave pritet qe rezultatet e saj te vijne duke u rritur ashtu si ne kupe edhe ne kampionat.

Kuptohet qe nje dore ne kete drejtim do ia japin edhe dy sulmuesit shkodrane qe jane pjese e saj, Rubin Hebaj dhe Sindrit Guri./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments