...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Abissnet Superiore', Partizani për fitoren e parë, Laçi-Teuta premton spektakël

‘Abissnet Superiore’, Partizani për fitoren e parë, Laçi-Teuta premton spektakël

“Abissnet Superiore” zhvillon sot dy ndeshjet e javës së tetë, në orën 13:45.

Laçi-Teuta është sfida që premton spektakël, e cila zhvillohet në stadiumin e kurbinasve. Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren në këtë takim.

Durrsakët duan të përfitojnë nga humbja e Kukësit për të marrë vendin e dytë, ndërsa nga ana tjetër kurbinasit duan fitoren e 3-të radhas.

Sfida tjetër është ajo mes Kastriotit dhe Partizanit. Demat në këtë takim do kërkojnë fitoren e parë të kampionatit, për ti dhënë një “shkelm” rezultateve negative, ndërsa krutanët do kërkojnë të mos dalin pa pikë nga ky takim, sepse aktualisht janë të pozicionuar në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me pikë të barabarta me Partizanit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.