Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me një mungesë të rëndësishme ndaj Kastriotit

Vllaznia me një mungesë të rëndësishme ndaj Kastriotit

Vllaznia do të luajë nesër ndaj Kastriotit, sfidën e javës së 9-të të Abissnet Superiore. Pas fitores së thellë 6-1 ndaj Pogradecit në Kupë, shkodranët presin në “Loro Boriçi” Kastriotin dhe fitorja është detyrim.

Vllaznia nuk njeh fitore prej 3 ndeshjesh radhazi dhe nesër kërkohet me çdo kusht 3 pikëshi për të mos humbur më shumë terren me kryesuesit.

Trajneri Brdaric do të ketë një mungesë të rëndësishme për këtë sfidë. Sulmuesi anësor, Fahrudin Gjurgjevic vazhdon të jetë i dëmtuar dhe stafi mjekësor ka vendosur që lojtari të qendrojë pushim edhe për këtë ndeshje.

Vllaznia do të kryejë sot stërvitjen e fundit dhe trajneri gjerman pritet të vendos edhe formacionin që nuk do të ketë shumë ndryshime nga ndeshja e fundit në kampionat./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments